Opozita braktis seancën, mazhoranca voton ligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Politikë | 2 vite më parë

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, 0 kundër, dhe 1 abstenim projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë.

Projektligji  është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita braktisi seancën e Kuvendit pas mbajtjes së minutë heshtje për nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili humbi jetën ditën djeshme si pasojë e një ataku kardiak.

Në këtë mënyrë, mazhoranca miratoi shtesën dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e përgjithshëm”, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Kuvendi rinisi diskutimet për këtë ligj pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Argumenti i Gjykatës Kushtetuese ishte se afati 5 vjetor është jo-proporcional. Nga ana e saj, qeveria ka propozuar që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme