Opozita malazeze, mocion në Parlament për rrëzimin e Abazoviç

Rajon | 4 vite më parë

Opozita malazeze dorëzoi sot në Parlament mocionin për rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç. Kjo nisëm e opozitës është ndërmarrë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe nga ana e qeverisë. Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviç, njoftoi dorëzimin e mocionit.

“Veprimet e sotme të Qeverisë dhe Abazoviçit nuk mund të kenë mbështetjen tonë, prandaj ne e kemi shpallur qëndrimin tonë për nënshkrimin e një kontrate të tillë me Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Zhivkoviç.

Ai shtoi se iniciativa për rrëzimin e Qeverisë është nënshkruar nga SDP, Mehmed Zenka, Partia Liberale dhe Socialdemokratët.

“Kryeministri, duke injoruar pikëpamjet e institucioneve më të rëndësishme shkencore, përfshirë CANU-në si dhe ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile, duke injoruar me vetëdije pasojat e mundshme të veprimeve të tilla në situatën e përgjithshme në Mal të Zi, vendosi çështjen e marrëdhënieve me Kishën ortodokse serbe në plan të parë”, tha Zhivkoviç.

 /rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme