Opozita protestë para Bashkisë, Këlliçi: Korrupsionin e bën qeveria, nisim denoncimet në SPAK

Opozita është ngritur sërish në protest këtë të enjte (18 korrik) para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në fjalën e tij, deputeti Belind Këlliçi kërkoi përgjigje se ku kanë shkuar 132 milionë eurot e Incineratorit të Tiranës?
Ai po ashtu ka akuzuar qeverinë se po vjedh qytetarët, ndërsa garantoi se aksioni opozitar për rrëzimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk do të ndalet.
“Nuk do ndalemi. Standardi I vendosur me luftën kundër opozitës, ne nuk e pranojmë.Demokratë, socialistë, do duhet të bien dakord, se korrupsionin në këtë vend e bën qeveria, Edi Rama, Erion Veliaj, Fakulteti Qeveritar. Asnjë prokuror nuk është duartrokitur nga mazhoranca, sepse janë në aleancë.
Ku kanë shkuar 132 milionë euro incineratorit Tiranë, 30 mln euro të 5D.
Me firmën e tij Rama ka përshpejtuar vjedhjen e të paktën 19 mln euro. Për ECO Tiranë, thotë SPAK nuk ka asnjë përgjigje. Dumani i kërkoji ti çonim pyetjet dhe do merrnin përgjigje. Lali Eri është pronar dhe aksioner i hoteli 50 mln euro në Durrës”, tha Këlliçi.
Ky i fundit bëri me dije se nga java e ardhshme, do të nisin denoncimet në SPAK.
“Mbrojtje nënshtrim më të shpifur se ç’bëri Dumani të hënë për 4 orë në Kuvend duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e Ramës e Veliaj nuk keni parë kurrë. Nuk kemi parë kurrë një prokuror që raporton për bilancin e punë s tij dhe në 99 përqind të rasteve tha nuk flas dot se janë nën hetim”, tha Këlliçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




