Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës, policia njofton për rrugët e bllokuara

Aktualitet | 2 vite më parë

Protesta e opozitës, në orën 11:00 para bashkisë së kryeqytetit do të sjellë edhe bllokimin të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.

Si shkak edhe incidenteve të ndodhura në protestat e mëparshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tirane njofton se, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Duke nisur prej orës 09:30 e deri në përfundim, bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve ka, në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Protestat e opozitës vijojnë prej muajsh, ku dhe kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, kjo edhe pas publikimit të dosjes “5D” që çoi në pranga disa drejtore të bashkisë së kryeqytetit.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme