“Oran 2022”, kuqezinjtë vijojnë konkurimin

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Pas ceremonisë së hapjes, të zhvilluar të shtunën në mbrëmje dhe dhe ditës së parë të garave të dielën, edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare ka vijuar të hënën me garat e ditës së dytë, që po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në këto Lojëra merr pjesë edhe Shqipëria e cila do të garojë me 20 sportistë në 10 disiplina sportive, aty ku pretendohen edhe një numër medaljesh. Të parët që kanë garuar të dielën kanë qenë mundësit kuqezi dhe dy prej tyre e kanë mbyllur shpejt garimin e tyre në këtë veprimtari madhore rajonale.

Kështu, në mundjen klasike, apo thënë ndryshe greko-romake, në kategorinë e peshës trupore deri në 60 kg, Bajram Sina u mund 0-1 në përballjen e turit të parë përballë sirianit Alnakdali. Ndërkaq, po në turin e parë është mundur në kategorinë e peshës trupore deri në 67 kg edhe Gjetë Prenga, që ka kapitulluar 0-9 përballë egjiptianit Abdelrahman. Kurse në kategorinë e peshës trupore deri në 77 kg Kevin Kupi ka mposhtur në turin e parë sllovenin Gumilar 10-8 me pikë, por ka vijuar të mundet në çerekfinale 0-1 përballë serbit Nemes.

Në ripeshkim, ai ka vijuar të mundet edhe të hënën përballë egjiptianit Abuelata, duke e mbyllur kështu konkurrimin e tij. Ndërkaq, në mundjen e lirë, rusi i natyralizuar si shqiptar, Islam Dudajev, është mundur 3-6 përballë turkut Samet Ak, duke u eliminuar, ndërsa rusi tjetër “kuqezi”, Zelimkhan Abakarov, ka fituar në çerekfinale me shifrat 8-4 ndaj turkut Munir Rexhep Aktash, ashtu sikundër edhe Osman Hajdari ka triumfuar në çerekfinale 3-2 ndaj spanjollit Damian Iglesias Vilela. Të dy këta sportistë janë kualifikuar për në gjysmëfinale, duke siguruar zonën e medaljeve.

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme