Organizata terroriste PKK rrëmben 52 persona në veri të Irakut

Botë | 5 vite më parë

Organizata terroriste PKK të martën rrëmbeu 52 persona në rajonin Sinxhar në veri të Irakut..

Komandanti i Peshmergave, Shemo Ido raportoi incidentin në një deklaratë, bëri të ditur stacioni i lajmeve “Kurdistan 24” me qendër në Erbil.

Ido tha se fati i të rrëmbyerve nuk dihet.

Marrëveshja e Sinxharit

Megjithëse një marrëveshje u nënshkrua midis qeverisë irakiane dhe qeverisë rajonale kurde (KRG) më 9 tetor të vitit 2020, e cila përcaktonte përfundimin e pranisë së PKK-së në Sinxhar, organizata terroriste ka rritur aktivitetet e saj.

Marrëveshja e Sinxharit, e nënshkruar nën kujdesin e OKB-së mbi statusin e rajonit, parashikon pastrimin e rajonit nga terroristët e PKK-së.

Organizata terroriste PKK arriti të krijojë terren në Sinxhar në vitin 2014 me pretekstin e mbrojtjes së komunitetit jezid nga terroristët e DEASH-it.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme