Orkestra e RTSH-së, koncert me vepra të kompozitoreve shqiptarë dhe të huaj

Kulturë | 2 vite më parë

Në datën 1 qershor Orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar erdhi me koncertin e radhës  me një program të larmishëm me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.

Koncerti erdhi nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço. Vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj solli koncerti i radhës i  Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar e cila këtë herë erdhi nen drejtimin  e dirigjentit Eno Koço.

Një nga kryeveprat e muzikës botërore si simfonia nr. 10 kompozitorit Rus Dimitri Shostakovich ishte pjesë e këtij programi, kompozuar menjëherë pas vdekjes së Stalinit e cila u shfaq premierë nga Orkestra Filarmonike e Leningradit më 17 dhjetor 1953.

Solist në këtë koncert ishte violonçelisti Enea Nushi.  Koncerti u mbajt  në sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme