Orkestra Simfonike e RTSH, koncert nën tingujt e Rahmaninofit dhe Dvorakut

Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe pianistit italian Alberto Ferro i cili ka interpretuar në sallat më prestigjioze të Italisë dhe jo vetëm, Orkestra simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar mbajti mbrëmjen e djeshme koncertin e radhës.
Koncerti erdhi me një program të larmishëm ku u luajtën pjesë nga kompozitori rus Sergei Rahmaninof (o. Rachaminoff), koncerti nr. 2 për piano dhe nga kompozitori çek, Antonin Leopold Dvorak, Simfonia nr. 9 “Bota e Re”.
Koncerti solli tinguj të ngrohtë për të gjithë artdashësit, të cilët ndoqën nga afër koncertin e mbajtur në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




