Orkestra Simfonike e RTSH-së çel më 13 shtator stinën koncertore

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çel stinën koncertore të premten, në datën 13 shtator.
Orkestra së bashku me pianisten, Alba Shkreli dhe klarinetistin, Lorenc Stajka do të interpretojë një program të larmishëm me 3 prej kompozitorëve më të njohur botëror sikurse është Mozart, Chopin, dhe Weber.
Dirigjenti, Gridi Kraja premton se ky sezon do të sjellë për publikun edhe më shumë koncerte.
“Kemi menduar që gradualisht të shtojmë numrin e koncerteve për të qenë më afër publikut”. Me koncertet që ofrojmë e mirëpresim publikun pa bileta dhe kjo është veprim shumë simpatik i RTSH-së”, u shpreh Kraja.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Qendrës Kulturore, Katedralja Ortodokse.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




