Orkestra Simfonike e RTSH-së, Dirigjenti Eno Koço dhe solisti Genti Koço vijnë me një program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në vijim të stinës koncertore do të sjellë për publikun artdashës koncertin e radhës. Me një program të larmishëm koncerti premton të dhurojë emocione .
Dirigjenti Eno Koço vjen në këtë koncert së bashku me djalin e tij violinistin dhe solistin Genti Koço
“Do të performojë koncertin për violinë të James Friskin është një ndër kompozitorët më të famshëm skocez dhe po e sjell këtë koncert për herë të parë këtu. Në Skoci është performuar madje unë kam qenë në orkestër si orkestrant duke luajtur premierën e këtij koncerti në Glasgow”, u shpreh solisti Genti Koco.
“Të luash me babain tënd nuk është njësoj si të luash me çdo kënd dhe ai komodohet me mua për tempet, është një gjë e ngrohtë për mua dhe ndjehem i kënaqur”, u shpreh Genti Koco.
Koncerti do të vij në datën 19 tetor ora 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve.
gazetare: Xhilda Kondi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




