Orkestra Simfonike e RTSH – Një mbrëmje muzikore me kryeveprat e repertorit botëror

Kulturë | 10 muaj më parë

Orkestra Simfonike e RTSH-së ka hapur vitin e ri artistik me koncertin e saj të parë për këtë sezon, duke i dhuruar publikut artdashës një mbrëmje të veçantë kushtuar kryeveprave të muzikës klasike botërore.

Nën dirigjimin e maestro Girdi Kraja, koncerti erdhi si një udhëtim emocional mes tingujsh të përzgjedhur, ndërsa violinisti Elvin Hoxha Geniev, solli një interpretim plot ndjeshmëri, virtuozitet dhe finesë artistike, duke krijuar një dialog të fuqishëm me orkestrën.

Programi i koncertit përfshiu vepra nga disa prej kompozitorëve më të shquar të muzikës klasike botërore, mes tyre “Adagio for Strings” nga Samuel Barber, një vepër e njohur për thellësinë emocionale dhe intensitetin shpirtëror, si dhe Koncertin për violinë në Re mazhor nga Ludwig van Beethoven, një nga veprat kulmore të repertorit violinistik, e cila kërkon virtuozitet, ndjeshmëri dhe maturi interpretative.

Koncerti u shndërrua në një përjetim artistik të plotë, duke sjellë emocione të forta dhe duke riafirmuar rolin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së si një shtyllë e rëndësishme e jetës kulturore dhe muzikore shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme