OSBE për zgjedhjet e 6 marsit: Për herë të parë zgjedhjet nuk u kontestuan!

Politikë | 5 vite më parë

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë kontestuar nga palët politike. Ky ka qenë konstatimi i bërë në reagimin selia përfaqësuese e OSBE në Shqipëri për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të cilat u zhvillua në 6 bashki të vendit. Sipas OSBE, një zhvillim i rëndësishëm u arrit për zgjedhjet në Shqipëri, gjë që tregonte profesionalizmin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri u arrit sot. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të proceseve zgjedhore pluraliste, rezultati i zgjedhjeve u certifikua pa asnjë kontestim. Prezenca e OSBE-së përgëzon administratën zgjedhore dhe partitë politike për këtë zhvillim domethënës, i cili vërteton edhe një herë profesionalizmin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ne kemi besim se ata do ta ruajnë këtë arritje të rëndësishme, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje ku çdo votë respektohet. Sikurse tha Komisioneri Celibashi, ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
OSBE-ja qëndron e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore dhe mbetet partnerja kryesore e KQZ-së në përpjekjet për zgjedhje gjithnjë e më të mira” bëhet e ditur në njoftimin e OSBE-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme