Pa rrip sigurimi apo të dehur në timon, policia monitorim me pajisje inteligjente në rrugët e Kavajës, 5 të arrestuar dhe proceduar penalisht

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia rrugore e Kavajës ka arrestuar dhe proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, që vendosin në rrezik përdoruesit e rrugës.

Policia ka kryer monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë 24 orëve  të fundit, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 5 shtetas, janë vendosur 95 masa administrative.

Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja.

Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë 24 orëve, janë arrestuar/proceduar penalisht 5 shtetas.

Më tej, janë vendosur këto masa:

-12 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;

-6 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-12 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-11 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-2 për përdorim të pijeve alkoolike;

-28 paraklime të gabuara;

-6 për pozicionim të gabuar në korsitë e dedikuara të ngadalësimit;

-28 për shkelje të tjera, kryesisht parakalime të gabuara dhe/ose shkelje të normave të shpejtësisë.

Policia Rrugore Kavajë apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme