Padia ndaj Trump, ish-kolumnistja dëshon në gjykatë: Më sulmoi seksualisht në një dyqan

Ish-kolumnistja e revistës E. Jean Carroll ka dëshmuar për sulmin e dyshuar seksual nga ish-presidenti amerikan Doland Trump në një dyqan të qytetit të Nju Jorkut.
“Unë jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi dhe kur shkrova për këtë, ai tha se nuk ndodhi. Ai gënjeu dhe shkatërroi reputacionin tim dhe unë jam këtu për t’u përpjekur të kthej jetën time”, dëshmoi Carroll.
Kjo e fundit ka paditur Trump për shpifje, ndërsa pretendon se është përdhunuar në një dhomë zhveshje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996, ndonëse ish-presidenti i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj.
“Epo, ishte një skenë kaq qesharake e Nju Jorkut. Më pëlqen të jap këshilla dhe këtu ishte Donald Trump që më kërkoi këshilla për blerjen e një dhurate”, tha ajo.
Carroll nuk kishte aspak frikë nga Trump, i cili ishte miqësor dhe shumë qesharak. “Isha absolutisht e magjepsur, mund ta mendoja vetëm si një skenë që është një histori kaq e mrekullueshme” tha Carroll.
Kur të dy shkuan në departamentin e të brendshmeve, Carroll tha se “komedia po përshkallëzohej”, por nuk i kishte shkuar kurrë në mendje që Trump mund të përpiqej ta përdhunonte.
Trumo këmbënguli që Carroll të provonte një konstum të brendshmesh, dhe ajo ndoqi gjestin e tij, duke menduar se momenti mund të ishte një skeç qesharak i “Saturday Night Live”.
“Unë nuk imagjinova asgjë për atë që do të ndodhte. Ajo derë e hapur më ka pllakosur për vite me radhë sepse sapo hyra në të, hyra brenda”, shtoi ajo.
Carroll tregoi se si Trump e shtyu atë pas murit, dhe e përdhunoi.
“Jam krenare të them se dola jashtë”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




