Panairi i Poçerisë, tradita e korçarëve për krijimin e enëve të baltës

Artizanati dhe tradita e punimit të enëve prej balte janë bërë pjesë e një panairi në qytetin e Korçës. Përtej simbolikës dhe nxitjes së artizanatit me prezantimin e objekteve të ndryshme, ky panair përkon me festën e Pashkës Ortodokse, që festohet masivisht në këtë qytet.
Vetë qytetarët thonë se tradita e blerjes së baltës është e hershme, duke simbolizuar varrosjen e Krishtit, të enjten thonë se kanë blerë qirinjtë e Pashkës si dhe kanë lyer vezët me bojë të kuqe e cila simbolizon gjakun e Krishtit
Aktiviteti organizohet çdo vit për Pashkët ortodokse dhe ka një kuptim simbolik për besimtarët, të cilët sipas zakonit fetar duhet të marrin enë të punuara në baltë për t‘i vendosur në shtëpitë e tyre.
Por nga ana tjetër, nëpërmjet ekspozimit të këtyre objekteve, stimulohet më tej artizanati, ku krahas tregtarëve marrin pjesë skulptorë dhe njerëz që ende e kultivojnë këtë pjesë të traditës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




