“Panairi i punës dhe i karrierës”, në Durrës

Sociale | 5 vite më parë

150 subjekte të ndryshme biznesi morën pjesë në panairin e punës dhe karrierës që organizoui Fakulteti i Biznesit në universitetin Aleksandër Moaiu në Durrës. Ky ishte një rast i mirë që bizneset të gjenin stafin që u mungonte duke përzgjedhur student të këtij universiteti që sapo kanë përfunduar studimet. Krenar Bardhi, përfaqësues i një agjencie imobilaire shprehet se puna si agjent imobiliar ka avatazhet e veta dhe beson se do të gjejë personat që i duhen për plotësimin e stafit.

Interesimi nga ana e studentëve që kërkojnë punë nuk ka qenë i pakët. Një studente e sapodiplomuar shprehet se ka oferta interesante për punë dhe pasi ka kryer disa biseda paraprake, pret ta kontaktojnë për të filluar punë.

Dekani i fakultetit të Biznesit Shkelqim Foruzi shprehet se studentët e universitetit dalin të kompletuar pas studimeve që kryejnë këtu dhe përshtaten shumë mirë me vendet e punës që kërkon sipërmarrja në qytetin bregdetar

Bizneset pjesemarrëse kanë paraqitur në këtë panair 130 oferta pune gjithsej duke shpresuar që të gjejnë tek studentëte  universitetit Aleksandër Moisiu stafin plotësues për sipërmarrjet e tyre.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme