Panairi “Tirana Agro”, Denaj: Fermerët prezantojnë produktet “Made in Albania”

Në Tiranë është hapur Panairi “Tirana Agro”, ku fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe subjekte të ndryshme po ekspozojnë produktet e tyre të freskëta “Made in Albania”.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau pamjet nga Sheshi “Skënderbej”, ku shihen fermerët që kanë ngritur stendat për ekspozimin e produkteve të tyre.
“Në stendat e panairit Tirana Agro, ku fermerë nga e gjithë Shqipëria po prezantojnë produkte të freskëta, artizanale dhe cilësore ‘Made in Albania’ për tregun vendas, që nga verërat, vaji i ullirit, mjalti, lëngjet e frutave, reçelrat, frutat, perimet, e deri te jufkat e Dibrës”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




