Pandemia trefishoi nevojat e shëndetit mendor

Sociale | 5 vite më parë

Pandemia ka dhënë pasoja të forta tek shëndeti mendor që nga moshat fëminore deri tek moshat geriatrike. Izolimi  ka sjellë crregullime të sjelljes ku ankthi dhe psikozat  janë evidentuar sidomos tek moshat mbi 5 vjec. 
Drejtoresha e Qëndrat komunitare të shëndetit mendor Valentina Asabella spjegon se në ditët post-covid psikologët,punonjësit social dhe psikiatrit po punojnë me një fluks të lartë vizitash.
Mjekja u bën thirrje prindërve se këto crregullime nëse lihen pa u trajtuar mund ta shtyjnë femijëne drejt izolimit të plotë ose drejt agresivitetit
Trajtimi sipas mjekëve fillon me terapi por ka patur shumë raste ku është përdorur edhe mjekimi me medikamente. Në këto trajtime janë përfshirë edhe moshat adoleshente.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme