Papa bën thirrje për armëpushim në ditën e Pashkës: E trishtë, armët po zënë vendin e fjalëve

Në ditën e kremtimit të Pashkës ortodokse, Papa Françesku ka bërë thirrje që të ulen armët në Ukrainë dhe të vendoset paqja.
‘Sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: në vend që të ndalet lufta, lufta është intensifikuar. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurma vdekjeprurëse e armëve dëgjohet më shumë se zhurma e kambanave që lajmërojnë Ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët gjithnjë e më shumë po zënë vendin e fjalës”. Kështu Papa në Regina Caeli përsëriti apelin për një armëpushim në Pashkë, një shenjë minimale dhe e prekshme e dëshirës për paqe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




