Papa Françesku: Armët nuk janë zgjidhja për Ukrainën

Armët nuk janë rruga e zgjidhjes, theksoi sot papa Françesku gjatë një apeli për paqe për Ukrainën.
”Kërkoj një dialog serioz për zgjidhjen e çështjes ukrainase”, shtoi papa Françesku ndërkohë që shpresonte se ”Krishtlindjet do të sjellin paqe në vend”.
”Statistikat për tregtinë e rritur të armëve më dhembin shumë”, shtoi ai.
Papa Françesku u lut edhe për viktimat e tornadove në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Një përshëndetje kam edhe për amerikanët që janë në këtë shesh, të cilët festojnë Zonjën e Guadalupes”, tha papa Françesku./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




