Papa Françesku lë të hapur mundësinë e dorëheqjes: Duhet të dimë të tërhiqemi në kohën e duhur

Botë | 4 vite më parë

Papa Françesku duket se ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes në predikimin e tij të së dielës para turmës së mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

“Ne duhet të dimë se si të tërhiqemi në kohën e duhur,” tha Papa Françesku në predikimin e tij të së dielës, duke lënë të kuptohet se ai mund të japë dorëheqjen siç u përfol pas vdekjes së Papa Benediktit .

 “Do të na bëjë mirë të kultivojmë, si Shën Gjon Pagëzori, virtytin që na lejon të tërhiqemi në momentin e duhur, duke dëshmuar se pika referimi e jetës është Jezusi”, u shpreh ai.

Papa argjentinas, i quajtur edhe “papa i të varfërve”, ka qenë pro dorëheqjes së papëve, madje vitin e kaluar, pas kthimit të tij nga një udhëtim, ai tha se “dera e dorëheqjes sime është e hapur dhe kjo nuk do të jetë fatkeqësi”./ cnn.gr


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme