Papa Françesku: Le të heshtin armët!

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Duke folur para një audience në Sheshin Shën Peter, ai ka bërë thirrje të dielën, 27 shkurt, që armët të heshtin.
“Zoti është me ata që kërkojnë paqe, jo me ata që i drejtohen dhunës”.
Ai po ashtu ka bërë thirrje për krijim të korridoreve humanitare për t’iu ndihmuar refugjatëve që dalin nga Ukraina. Papa ka dënuar ata që besojnë në “logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




