Papa Françesku, letër popullit ukrainas: Admiroj forcën dhe guximin tuaj

Botë | 4 vite më parë

Papa Françesku i ka shkruar një letër popullit ukrainas, duke shprehur mbështetjen e tij për ta, në këto ditë të vështira prej pushtimit rus.

“Nuk kalon asnjë ditë që të mos jem pranë jush dhe të mos ju mbaj në zemër dhe lutje. Dhimbja juaj është dhimbja ime”, shkruhet në letër.

Ndonëse nuk e përmend Rusinë në letrën e tij, Papa Françesku megjithatë shtron pyetjen: “Si është e mundur që burrat t’i trajtojnë burrat e tjerë në këtë mënyrë?”

“Në këtë oqean të së keqes dhe dhimbjes, nëntëdhjetë vjet nga gjenocidi i tmerrshëm i Holodomorit, unë e admiroj forcën tuaj. Edhe në tragjedinë e pamasë që po vuani, populli ukrainas kurrë nuk është dekurajuar apo braktisur në përulje“, shkruan ai.

Holodomor 1932-1933 , ose Uria e Terrorit, u projektua artificialisht nga udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin, i cili hoqi rezervat e ushqimit nga fshatarët ukrainas, duke çuar në vdekjen e miliona njerëzve.

“Bota ka njohur një popull të guximshëm dhe të fortë, një popull që vuan dhe lutet, qan dhe lufton, reziston dhe shpreson, një popull fisnik dhe martir”, shtoi Papa./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme