Papa Françesku: Mjaft i kthyet fëmijët në ushtarë!

Sociale | 5 vite më parë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër përdorimit të fëmijëve në situata konflikti, Papa Françesku, bëri thirrje që fëmijët të mbahen sa më larg këtyre situatave.

Papa thekson se fëmijët të cilët kthehen në ushtarë po u grabitet fëmijëria, ndërsa akuzon të rriturit që kanë vënë armët në duart e tyre.

“Fëmijë ushtarë u grabitet fëmijëria, pafajësia e tyre dhe e ardhmja . Secila prej tyre është një klithmë që ngrihet te Zoti dhe akuzon të rriturit që kanë vënë armët në duart e tyre të vogla.”, kështu u shpreh Papa Françesku me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër përdorimit të fëmijëve në situata konflikti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme