Papa Françesku: OKB e pafuqishme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

“Kombet e Bashkuara janë të pafuqishme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, kështu është shprehur Papa Françesku pasi sipas tij kushtetuta e OKB-së “nuk i jep organizatës atë lloj pushteti”, raporton BBC.

Më tej Papa tha se ndërsa OKB-ja ishte në gjendje të ndihmonte në parandalimin e luftërave, ajo nuk e tregoi këtë fuqi mbi luftën e Ukrainës. 

Ai gjithashtu bëri thirrje për “guxim dhe kreativitet” nga institucionet ndërkombëtare, duke thënë se të dyja janë të nevojshme për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve shumë serioze.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme