Papa Françesku thirrje për heqjen e bllokadës ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina: Ushqim bazë, nuk përdoret si armë lufte

Papa Françesku ka bërë thirrje për heqjen e bllokadës ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina, pasi sipas tij ushqimi kryesor nuk duhet të përdoret si një armë lufte, raporton CNN.
“Jetët e miliona njerëzve varen nga eksporti i grurit, veçanërisht midis vendeve më të varfra. Bëj një apel të përzemërt që të bëhen çdo përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të garantuar ushqyerjen e të drejtave universale të njeriut.
Ju lutemi, mos përdorni grurin, një ushqim bazë, si armë lufte”, shprehet Papa ndërsa thotë se po ndjek me shqetësim të madh situatën në portet e Ukrainës.
Ndërkohë Ukraina po punon për një operacion detar të udhëhequr nga OKB me marinat e vendeve partnere për të siguruar një rrugë të sigurt tregtare për eksportin e produkteve të saj bujqësore.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha më parë se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokimi i rrugëve kryesore të eksportit nga Rusia.
Nga ana tjetër Rusia ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se ka bllokuar furnizimet me drithë nga Ukraina dhe ka akuzuar Perëndimin për veprime që kanë çuar në këtë krizë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




