Papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, 62% të shqetësuar nga mungesa e mundësive, 67% duan të largohen

Papunësia është një ndër vështirësitë kryesore, me të cilën përballen të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë tek të rinjtë e rajonit përllogaritet rreth 35 përqind, ndërsa 62% e tyre e konsiderojnë mungesën e mundësive për punësim si problemin më të madh për ta, ndërsa 67% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria.
Organizatat rinore të rajonit po bashkëpunojnë për tërhequr vëmendjen e politik bërësve tek çështjet që shqetësojnë rininë.
Në konferencën përmbyllëse të projektit të “Laboratorit të të rinjve të rajonit”, nismë e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal u vu theksi tek nevoja e një dialogu të qëndrueshëm për të përmirësuar mjedisin e përgjithshëm socio-ekonomik të ekonomive të rajonit.
Shqipëria ka tashme gati udhërrëfyesin për tranzicionin e të rinjve nga shkolla ne vendin e punës.
Marsela Delija, Presidente e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë thotë se “ky dokument është me strategji se si mund të arrihet një tranzicion i lehtë që përfundojnë studimet dhe për t’u futur në tregun e punës“.
Drejtuesi i Laboratorit Rinor, Ognjen Markovic u shpreh se “jemi të kënaqur që me këtë nisëm kemi arritur të ndikojmë që të kemi ndryshime ligjore apo edhe hartim të strategjive që adresojnë çështjen e punësimit të rinjve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor“.
Këtë vit Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal zhvillon për herë të parë “Ballkantonin”, një nismë që u jep mundësi të rinjve të zhvillojnë idetë e tyre në teknologji dhe inovacion.
Në dy vitet e para të Ballkantonit, të rinj nga Shqipëria kanë paraqitur disa ide të mira. Të njëjtën mundësi e kanë edhe këtë vit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




