Paralajmërimi nga Gjermania për marrëdhëniet me Rusinë, kryeministrja serbe: Nuk i nënshtrohemi presionit evropian

Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë dhe vendosja e sanksioneve nuk ka ndryshuar, kështu ka deklaruar kryeministrja Ana Brnabiç, pas paralajmërimit të Gjermanisë.
“Qëndrimi ynë është një qëndrim parimor që përcaktohet para së gjithash në bazë të interesit kombëtar dhe është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe deklaratat e OKB-së. Është e qartë se ata e kanë të vështirë të na kundërshtojnë dhe ne arrijmë për momentin të mbrojmë pozicionin tonë dhe të jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë“, tha Brnabiç në një intervistë për televizionin publik serb (RTS).
Presidentja serbe tha se po ushtrohet presion që Serbia të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë, duke argumentuar se është e padrejtë që të bëhet presion në një mënyrë të tillë ndaj një vendi që ka pësuar kaq shumë padrejtësi në të kaluarën.
“Serbia duhet të trajtohet si një rast i veçantë për shkak të gjithçkaje që na bënë në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të”, tha Brnabiç, duke iu referuar bombardimeve të Serbisë në vitin 1999.
Gjermania paralajmëroi Serbinë se marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë mund të komplikojnë qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




