Parandalimi i përmbytjeve, investime në argjinatura dhe kanale kulluese në Dajç të Shkodrës

Prej disa vitesh gjithë zona e Nënshkodrës, në vjeshtë dhe në dimër përballet me përmbytje masive. Njësia administrative Dajç është një ndër më të prekurat nga ky fenomen. Shkak i tyre është jo vetëm niveli i lartë i reshjeve, por edhe dëmtimi i argjinaturave mbrojtëse, dëmtimi i shretërve të lumenjve apo mospastrimi i kanaleve. Këtë verë u ndërhy me disa investime.
Por banorë e drejtues të njësisë thonë se ato janë të pamjaftueshme. Në pesë pika kërcënimi është serioz.
Në fshatin Darragjat një argjinaturë prej 2 km e ndërtuar në vitin 2010, e cila duhet të mbrojë gjithë zonës urbane, nuk mund ta kryejë më funksinon e saj. Dimrin e shkuar për rreth 2 muaj qëndruan nën ujë afro 5 mijë hektarë tokë, duke shkaktuar rreth 4 miliardë lekë dëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




