“Paris 2024” edhe në zbukurimet e fundvitit

Për Krishtlindjet 2023, Qyteti i Parisit ka krijuar edhe një herë një fshat Krishtlindjesh, me produkte, ushqime dhe udhëtime falas. Këtë vit, në qendër të vëmendjes janë Lojërat Olimpike! Me këtë rast fshati është zbukuruar me ngjyrat dhe simbolet e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, në prag të ngjarjes sportive më të famshme në botë, kur nga nisja e kësaj veprimtarie kanë mbetur më pak se 300 ditë. Për këtë rast të veçantë, në përgatitje për vitin olimpik, qyteti i Parisit ka krijuar një ambjent të mrekullueshëm.
E gjithë kjo magji ngjyrash dhe zbukurimesh është zbuluar në prani të kryebashkiakes së Parisit Anne Hidalgo, Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, Andreë Parsons dhe Presidentit të organizimit të olimpiadës Paris 2024, Tony Estanguet.
Në përputhje me politikat e qytetit të Parisit për kursimin e energjisë, dritat në fshat do të fiken çdo mbrëmje në orën 23:45. Për më tepër që ndriçimet aty përdorin teknologji LED me energji të ulët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




