Parku Arkeologjik i Bylisit, mbi 1000 m² mozaik të periudhës së antikitetit të vonë

Parku Kombëtar Arkeologjik i Bylisit është një nga sitet me intensitet të lartë monumentesh brenda mureve fortifikuese të qytetit antik të Bylisit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot në vëmendje një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë, siç është qyteti antik i Bylisit. Ajo theksoi se Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së antikitetit të vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij. Qyteti antik i Bylisit shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta. Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para lindjes së Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




