Parku i Krastës në Elbasan, krahas mbjelljes së fidanëve po monitorohet edhe pylli

I shpallur zonë e mbrojtur në administrim të bashkisë së Elbasanit, Parku i Krastës zë një sipërfaqe prej 2,3 km katrorë dhe ndodhet rreth 1,5 km larg qendrës së qytetit të Elbasanit.
Kjo zonë me pisha e pyllëzuar në vitet ’60 është parë si një mundësi e mirë për t’i shpëtuar pasojave të urbanizimit dhe ndotjes industriale të qytetit të Elbasanit.
Ndërkohë pisha të rrëzuara, shkurre, degë të thyera dhe trungje pemësh janë një imazh aspak i këndshëm i kësaj kodre që konsiderohet edhe mushkëria e Elbasanit.
Bashkia ka ngritur edhe një grup pune për mbrojtjen e Krastës, i cili monitoron gjithë kohën zonën dhe kur vëren paligjshmëri, i çon rastet për ndjekje penale.
“Qytetarët e papërgjegjshëm, këto pisha i përvetësojnë pasi rrëzohen, gjë që është e paligjshme. Lënda drusore lejohet të përdoret vetëm për nevojat e bashkisë,” shprehet Shpëtim Çullhaji, drejtor i shërbimit pyjor.
Bashkia ka ndërhyrë herë pas here në zëvendësimin e pemëve të dëmtuara.
Sipas drejtorit të shërbimit pyjor, mbjellja e rreth 18 mijë fidanëve pishë e egër do të sjellë një impakt pozitiv në pyllin e Krastës.
Kjo zonë është e domosdoshme për qytetin dhe si e tillë duhet rehabilituar dhe mirëmbajtur, pasi i shërben të gjithë qytetit dhe është cilësuar edhe si kurora e gjelbër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




