Parlament, seanca nis me tension

Seanca parlamentare e së enjtes ka nisur me tensione. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Ai këmbënguli se seanca e sotme plenare duhet të nisë me interepelancën e kërtkuar nga grupimi i Rithemelimit dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD.
Zoti Spaho tha se është shkelur rregullorja. “Seanca të filloje me interpelancë dhe jo e mocionin. Rregullorja e Kuvendit e thotë kështu që interpelancat janë pika të para të rendit të ditës. I lini lojërat me rregulloret”, tha deputeti.
Ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj i dha fjalën kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho, u tensionua. Rojet e sallës u vunë në gatishmëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




