Parlamenti i Nxënësve, Spiropali: Jini zëri më i fortë i atyre që ju kanë besuar, qëndroni larg imitimit të sjelljeve të politikanëve

Politikë | 3 vite më parë

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj nga seanca plenare e Parlamentit të Nxënësve, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të jenë zëri i nxënësve të tjerë dhe përfaqësues të mëdhenj të tyre.

“Jam e sigurt që këta katër udhëheqësa që do zgjidhen kryetar e nënkryetar parlamenti kanë emocionet e tyre. Kam një këshillë për ta, mundohuni të jeni zëra më i fortë i atyre që ju kanë sjellë në këtë parlament; qëndroni larg imitimit të sjelljeve të politikanëve të karrierës e në moshë sepse ka kohë dhe për atë. Është shumë e rëndësishme që të jeni përfaqësues të mëdhenj të bashkënxënësve tuaj, të nxënësve të 9-vjeçares e gjimnazit sepse është e rëndësishme që ata të shohin te ju që kur shkoni në Ministri të Arsimit nuk silleni si burokratë të vegjël, por si njerëz që e dinë se cilat janë nevojat e shkollave”, u shpreh Spiropali.

Kjo e fundit u ndal dhe te buxheti i 2024-ës dhe buxheti për arsimin. Spiropali deklaroi se nga me buxhetin e ri, librat e shkollës do jenë falas për 231 mijë nxënës nga klasa e parë në të nëntën dhe 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë.

“Ne sapo kaluam buxhetin e shtetit në Kuvend edhe pse debati nuk ishte ai që do donim të shpalosej këtu, ka patur edhe flakë dhe tym disa herë që ne do i tejkalojmë, por buxheti është akti më i rëndësishëm që kalon në Kuvend. Ka patur mbi 70 orë diskutime në komisionet parlamentare ku edhe buxheti për arsimin është diskutuar intensivisht. Buxheti i ri, librat e shkollës do jenë falas për 231 mijë nxënës nga klasa e parë në të nëntën dhe 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë”, tha Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme