Parlamenti miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, reagon Rusia: Personat e përfshirë në krime të dënohen

Politikë | 4 vite më parë

Pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt nga Parlamenti Shqiptar me 125 vota, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Kjo e fundit me një postim në rrjetin social Twitter shpreh vendosmërinë e Rusisë në qëndrimin e saj se personat e përfshirë në trafikim organesh duhet të dënohen.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme