Parlamenti në seancë maratonë-Sot pasdite deputetët mblidhen sërish për të votuar iniciativat ligjore

Parlamenti pritet të mblidhet sot pasdite për miratimin e disa nismave ligjore, të cilat u diskutuan në një seancë maratonë, që përfundoi mëngjesin e sotëm.
Ligjvënësit pritet që sot të miratojnë Raportin e Veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, pas një debati të zhvilluar me Guvernatorin Gent Sejko për performancën e këtij institucioni, sikundër për çështjen e mikrokredive. Skema e mikrokredive u konsiderua skandal nga opozita, përfaqësues të së cilës bën përgjegjës edhe Bankën e Shqipërisë.
Kuvendi gjithashtu do të miratojë edhe raportin vjetor të Avokatit të Popullit, të SPAK, Prokurorisë si edhe të disa institucioneve të tjera, që kryejnë në mënyrë të përvitshme raportimin në Parlament. Në seancën e pasdites ligjvënësit pritet të votojnë edhe vendet vakante të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor si edhe të Këshillit të lartë të Prokurorisë.
Gazetare: Anisa Kadesha
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




