Parlamenti rus miraton përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit

Botë | 5 vite më parë

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ka miratuar kërkesën e presidentit, Vladimir Putin, për përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit. Ky vendim shihet si finalizim i dislokimit ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Po ashtu, ky vendim i autoriteteve ruse mund të paralajmërojë për qëllimet e Putinit që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Liderët perëndimorë më herët kanë thënë se trupat ruse janë dislokuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën pushtim këtë veprim të Rusisë. 

Putin po ashtu ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme