“Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për qeverinë e koalicionit”

Partitë e qendrës së majtë, liberale dhe ambientaliste të Gjermanisë kanë arritur marrëveshje për të formuar qeveri koalicioni trepalësh, njoftuan sot mediat lokale.
Udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate (SPD), Demokratët e Lirë (FDP) dhe të Gjelbrit planifikojnë të mbajnë konferencë shtypi të mërkurën për të prezantuar marrëveshjen e tyre të koalicionit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Socialdemokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit kundër Kristiandemokratëve (CDU/CSU) të kancelares Angela Merkel dhe kanë negociuar me të Gjelbrit dhe FDP që nga tetori për të formuar qeverinë e ardhshme të koalicionit. /AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




