Partizani B do të garojë në Kategorinë e Tretë

Partizani B do të jetë një prej ekipeve konkurruese të Kategorisë së Tretë. Klubi ka vendosur të rikthejë ekipin “B” duke i shtuar një tjetër risi projektit afatgjatë që ka nisur.
Pjesëmarrja në Kategorinë e Parë do të jetë edhe objektivi kryesor i skuadrës , objektiv të cilin Partizani B arriti ta realizonte në sezonin 2020 -2021.
Të kuqtë kanë nisur sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Renaldo Kalari dhe ndihmësit Erim Shehaj. Kampionati Kategorisë së Tretë do të startojë më 20 Tetor 2024, ndërkohë që Partizani B pritet të jetë pjesë e skuadrave të Grupit B.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




