“Partizani”/ Jamarbër Malltezi del nga qeli, i caktohet “arrest shtëpie”. Lihet në fuqi masa për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, masa e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha mbetet e njëjtë, “detyrim paraqitje”.
Malltezi ndodhet në qeli që pas arrestimit më 21 tetor në lidhje me çështjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, ndërsa pas vendimit të sotëm (21 nëntor) ai pritet të lërë paraburgimin.
Ndërkohë, sikurse edhe në seancat e mëparshme, ish-kryeministri Berisha nuk ishte i pranishëm. Avokati i tij Genc Gjokutaj e konsideroi çështjen si politike.
“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar për pjesën e Berishës dhe duke ndryshuar masën për Malltezin “arrest në shtëpi”. Kjo çështje mbetet politike. Nuk ka lidhje me thelbin e çështjes sepse Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Rëndimi i masës së sigurimit lidhet me rritjen e rrezikut. Por ai nuk largohet, Refuzimi i paraqitjes ka të bëjë me anti-kushtetueshmërinë sepse ai nuk është trajtuar me status të posaçëm”, u shpreh avokati.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi po hetohen për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish- kompleksit “Partizani”. Nën hetim ka përfunduar dhe Fatmir Berktashi, ndërtuesi i kompleksit të pallateve që u ngrit mbi sipërfaqen e ish klubit sportive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




