Partizani – Tirana, derbi në RTSH

Partizani – Tirana është kryesfida e javës së nëntë të basketbollit të femrave, e cila të shtunën do të zhvillohet në ora 17:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Një sfidë, e cila do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa premtohet spektakël nga të dyja skuadrat.
Partizani që vjen jo vetëm nga fitorja në Superkupën e Shqipërisë me Flamurtarin, por dhe në kampionat ndaj Studentit, 80-62, kërkon të vijojë me të njëjtat ritmet. Por të njëjtën kërkesë ka dhe Tirana, e cila një javë më parë fitoi me Flamurtarin në kampionat, 60-59. Aktualisht në renditje pas tetë javësh kampionat Tirana mban vendin e dytë me 15 pikë, kurse Partizani vendin e tretë me katërmbëdhjetë pikë.
Po tek vajzat Flamurtari kryesues shkon në Elbasan, ndërsa Teuta pret Studentin dhe Barleti, Vllazninë. Ndërkohë tek meshkujt spikat Partizani – Vllaznia, ndërsa sfidat e tjera të javës së dhjetë janë Kamza Basket – Fieri Basket, Elbasani – Apolonia, Flamurtari – Tirana dhe Besëlidhja – Skënderbeu. Superliga e meshkujve kryesohet nga Besëlidhja, ndërsa basketbolli premton spektakël.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




