Pas COVID, shpërthen sëmundja e zorrëve në Korenë e Veriut

Pas COVID, Koreja e Veriut po përballet tashmë edhe me epideminë e sëmundjes së zorrëve. Në Provincën jugore Hwanghae, 800 familje janë prekur nga kjo sëmundje e zorrëve, të cilët zyrtarët e Koresë e kanë quajtur si kolerë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të karantinohen dhe të tregohen të kujdesshëm.
Ekipi Kombëtar i Diagnostifikimit dhe Trajtimit të Shpejtë po punon me zyrtarët lokalë të shëndetësisë dhe po merren masa për të siguruar që bujqësia të mos ndërpritet në zonën kyçe bujqësore. Ndërkohë, po dezinfektohen ujërat e zeza për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm dhe atij shtëpiak, raporton CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




