Pas Gjekmarkajt dhe Açkës, jep dorëheqjen nga funksionet zyrtare edhe, Grida Duma

Politikë | 5 vite më parë

Grida Duma, është zyrtarja tjetër e lartë në PD, që jep dorëheqje. Ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Me anë të një postimi në FB, zonja Duma njofton dorëheqjen dhe shprehet se “PD është në ditët e saj më të vështira”.

Deputetja e PD Duma, e cilëson kreun e PD Lulzim Basha, si fajtorin kryesor të humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa shton se ai përdor dështimet e PD për fitoret e tija. Zonja Duma shton se fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen,  kërkon vendimmarrje nga të gjithë  anëtarët e saj për shpëtimin e demokratëve.

Dorëheqja e Dumës është në vazhdën e disa dorëheqjve në PD, si ajo e nënkryetarit tjetër të PD, Agron Gjekmarkaj, si dhe deputetes, Flutra Açka.  

Postimi i Grida Dumës:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme