Pas kritikave të ashpra të ministrit të Jashtëm izraelit, shefi i OKB-së nuk tërhiqet: Në emër të njerëzimit, një armëpushim të menjëhershëm

Botë | 3 vite më parë

Pavarësisht kritikave të ashpra nga ministri i Jashtëm Izaelit, Eli Cohen për Antonio Guterres, ky i fundit nuk tërhiqet nga reagimet e tij dhe së fundmi shprehet se është thellësisht i shqetësuar për situatën në Gaza.

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është “thellësisht i shqetësuar nga situata e tmerrshme dhe humbja dramatike e jetëve në disa spitale në Gaza”, tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.

Zëdhënësi po fliste me gazetarët, duke ndjekur raportet gjatë gjithë ditës për përkeqësimin e kushteve në spitalet atje, ndërsa ata luftojnë pa energji elektrike dhe trupa në dekompozim.

“Në emër të njerëzimit, Sekretari i Përgjithshëm bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shtoi zëdhënësi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme