Pas NBA edhe Mlb e Mls bojkotojnë ndeshjet, në tenis tërhiqet

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Dita e sotme do të jetë një ditë që do të hyjë në historinë e Amerikës dhe të sportit të saj, pasi janë anulluar ndeshjet në shumë disiplina sportive për shkak të racizmit (plagosjes me armë zjarri e Jacob Blake nga një polic).

Pasi anullimit të 3 ndeshjeve të NBA-së edhe Mlb (Major League Baseball) ka vendosur të mos zbresë në fushë. Në fakt, disa ndeshje kishin nisur në momentin që Liga të ndahej në dy pjesë dhe disa skuadra vendosën të mos zbrisnin në fushë.

Kështu, ndeshja e parë e shtyrë është ajo mes Brewers dhe Reds e më pas pezullohet edhe sfida mes Mariners dhe Padres. Në fund u anullua edhe derbi kalifornian mes Dodgers dhe Giants, ndeshje të shtyra pa afat nga organizatorët.

Edhe Mls (Major Leaguer Soccer-kampionati i futbollit) vendosi të ndalë, pas protestës së shoqatës së lojtarëve. Kështu, u anulluan ndeshjet Inter Miami-Atlanta, Dallas-Colorado, Real Slat Lake-LAFC, San Jose-Portland dhe LA Galaxy-Seatle.

Edhe turneu i Sinsinatit për femra pati një episod kurioz.

Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra, vendosi të mos luajë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Elise Mertens, në shenjë proteste ndaj racizmit. Fillimisht organizatorët vendosë që Mertens të shkojë në finale, më pas morën vendimin që sfida të shtyhet dhe ndeshjet e këtij turneu të ndalen deri të premten.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme