Pas protestave masive, Sri Lanka zgjedh presidentin e ri më 20 korrik

Botë | 4 vite më parë

Pas protestave masive për shkak të krizës së rëndë ekonomike, Sri Lanka do të zgjedhë presidentin e ri më 20 korrik. Pak ditë më parë protestuesit hynë në rezidencën e presidentit aktual, duke thyer kordonin e policisë. Pas ngjarjes aktuale ai ofroi dorëheqjen , ndërsa parlamenti vendosi që javën e ardhshme të zgjidhet kreu i ri i shtetit.

Edhe kryeministri Ranil Wickremesinghe ka thënë se do të japë dorëheqjen pasi shtëpia private e tij u dogj nga protestuesit.

Vetë protestuesit thanë se do të uzurpojnë rezidencat e presidentit dhe kryeministrit deri në momentin kur ata të japin dorëheqje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për tranzicion paqësor të Qeverisë dhe “zgjidhje të qëndrueshme” për krizën aktuale ekonomike.

Sri Lanka po kalon një nga kriza ekonomike më të rënda, ku vendi po vuan inflacionin e lartë dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe. Autoritetet në Sri Lanka kanë pezulluar shitjet e benzinës dhe naftës për automjetet jo thelbësore në një përpjekje për të ruajtur rezervat e pakësuara të karburantit në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme