Pas Stresit, fiton Luizi? Bruno: E ekzagjeruan me pagesën, nuk do tradhtoja!

Kulturë | 4 vite më parë

Këngëtari Bruno Pollagati ndau eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme të Kosovës në programin “Më prit në fundjavë” me Ermal Peçi. Ndryshe nga shumë banorë të larguar që duan kohë të marrin veten psikologjikisht pas daljes nga BBVip, Bruno tregoi se e ka përjetuar shumë qetë këtë fazë.

Nëse fama në këtë program lidhet me debatet e sherret, mesa duket për këngëtarin është e kundërta pasi në fund të fundit kjo është natyra e tij: qetësia dhe energjia pozitive. Po a është e vështirë të ruash qetësinë e të mos dalësh nga vetja?

“Arrita ta menaxhoj vetën fal punës me fëmijët. Ata më kanë mësuar të jem shumë i durueshëm” tha Bruno.

Me bashkëshorten jashtë shtëpisë, a kishte ai stepje se mos provokohej nga ndonjë banore?

“E kisha menduar, e mendoja. Nuk do tradhtoja kurrë në BBV, nuk e hedh martesën për 3 muaj”, vijoi këngëtari.

I pyetur nga Ermali nëse do donte të hynte në shtëpinë e Shqipërisë për shkak të audiencës që pati, ai tregoi se ftesa për në Kosovë ishte e momentit të fundit dhe se nuk e mendoi gjatë.

Është përfolur për shuma të larta parash për pjesëmarrjen e tij, pagesa që i konsideroi të fryra nga mediat online. Nëse Stresi fitoi në Kosovë, në Shqipëri ai shikon fitues Luizin edhe pse shpreson që publiku pas përfundimit të gjithçkaje të mos vazhdoj të lidhet në mënyrë toksike kaq shumë me personazhet e spektaklit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme