Pas Tiranës, KAS vendos rinumërimin e votave të 587 QV të Qarkut Fier

Politikë | 1 vit më parë

587 qendra votimi do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. Vendimi u mor këtë të hënë (9 qershor) në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas kërkesës së dy anëtarëve të PD-së , Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

Sipas tyre, koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, pretendon se janë kryer parregullsi në administrimin dhe numërimin e votave.

Të gjitha fletët e votimit në 587 qendra votimi do të rinumërohen si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët brenda vendit.

Vendimi i KAS, vjen pas atij të marrë 4 ditë më parë për Tiranën, ku gjithashtu u vendos rinumërimi në 1.282 qendra votimi të këtij qarku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme