Pas tre orësh negociatash mbyllen bisedimet Rusi-Ukrainë, Kievi kërkoi largimin e trupave ruse

Botë | 5 vite më parë

Në Bjellorusi kanë përfunduar negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse, për hapat për arritjen e paqes. Pas tre orësh janë bisedimesh mes delegacioneve të dy shteteve, u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Informacionin për përfundimin e bisedimeve e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Anton Gerashçenko. Delegacioni ukrainas kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse, duke përfshirë nga Krimea dhe Donbasi. Deri më tani, asnjë nga delegacioni ukrainas nuk ka qenë në kontakt.

Bisedimet u zhvilluan në rajonin Gomel në brigjet e lumit Pripyat. Fillimi i takimit u transmetua online, por më vonë transmetimi u ndërpre me kërkesë të palës ruse. Pala ukrainase drejtohej nga ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov. Ukraina përfaqësohet gjithashtu nga Zëvendësministri i Jashtëm Mykola Tochytskyi, Këshilltari i Zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak, kreu i fraksionit shërbëtor i popullit David Arahamiya, deputeti Rustem Umerov dhe nënkryetari i parë i delegacionit ukrainas në grupin trepalësh të kontaktit Andriy Kosti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme