Pas uljes së dështuar në aeroport avioni me 126 pasagjerë shpërthen në flakë, tre të plagosur

Një aeroplan me 126 pasagjerë shpërtheu në flakë gjatë tentativës për tu ulur në aeroportin e Majamit, pasi pajisjet e uljes nuk funksionuan, raporton Dailymail.
Avioni u përplas me një ndërtesë të vogël dhe një kullë komunikimi ndërsa rrëshqiste përgjatë asfaltit përpara se të shpërthente në flakë.
Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni mbante 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.
Administrata Federale e Aviacionit tha se pajisjet e uljes së avionit u rrëzuan. Ajo ishte pjesë e një flote në pronësi të Red Air, një linjë ajrore me zbritje e themeluar vetëm vitin e kaluar në Republikën Domenikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




